Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Canaj: Në Kosovë, politika e jashtme është përdorur për konsum të brendshëm

Canaj: Në Kosovë, politika e jashtme është përdorur për konsum të brendshëm

Ish-diplomati Blerim Canaj, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka kritikuar mënyrën se si Kosova e ka trajtuar politikën e jashtme dhe procesin e integrimit evropian.

Canaj ka thënë se bota dhe zhvillimet gjeopolitike kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë katër vjetëve të fundit, prandaj, sipas tij, Kosova duhet t’i përshtatë qasjet e saj me realitetet e reja ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar se politika e jashtme është përdorur kryesisht për qëllime të konsumit të brendshëm, ndërsa nuk ka pasur angazhim të mjaftueshëm serioz në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.