Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog, gjatë ditës së shtunë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke punuar në ndërrimin e natës dhe është gjetur i shtrirë në dyshemenë e objektit të punës.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore dhe prokurori, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
