Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Nuk është nder për ne, por forcim i rendit ndërkombëta

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Nuk është nder për ne, por forcim i rendit ndërkombëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke argumentuar se një vendim i tillë do të forconte rendin ndërkombëtar dhe do të kundërshtonte pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e rastit të Kosovës si precedent për aneksimin e territoreve.

Në një opinion të publikuar, Kurti ka rikujtuar deklaratën e Zelenskyt nga gushti i këtij viti, të bërë në Beograd, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Ai ka vënë në pah dallimin mes qëndrimit të Ukrainës ndaj Kosovës dhe mbështetjes që, sipas tij, Kosova i ka dhënë vazhdimisht Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus.

Kurti ka theksuar se pavarësia e Kosovës dhe aneksimi i territoreve nga Rusia nuk mund të trajtohen si raste të barasvlershme.

“Gabimi është t’i trajtosh të gjitha pretendimet për vetëvendosje sikur të ishin ligjërisht dhe politikisht të këmbyeshme. Ato nuk janë. Njohja e Kosovës nuk krijon një rregull automatik për çdo mosmarrëveshje territoriale diku tjetër”, ka shkruar Kurti.