Policia e Kosovës tha se gjatë së hënës në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se dy personat që ishin në veturën në fjalë, qëllimisht goditën automjetin e Policisë së Kosovës.
“Të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve. Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, ka shkruar Sveçla në Tweet.