Shëndetësia Primare është pajisur me një flotë të re prej 13 autoambulancash, për të cilat janë investuar gjithsej 900 mijë euro. Autoambulancat janë të markës Opel dhe, sipas njoftimit, janë të pajisura me teknologjinë më të fundit mjekësore.
Ky investim synon përmirësimin e kapaciteteve të Shëndetësisë Primare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Flota e re pritet të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më efikase dhe në reagimin më të shpejtë në rastet emergjente.