Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Takimi Trump-Xi-Putin përfundon pas një ore e gjysmë, u theksua nevoja për angazhim në dialog mes tre vendeve me arsenalet më të mëdha bërthamore

Takimi Trump-Xi-Putin përfundon pas një ore e gjysmë, u theksua nevoja për angazhim në dialog mes tre vendeve me arsenalet më të mëdha bërthamore

Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping ka përfunduar, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. Ai zgjati rreth një orë e gjysmë, shkruan CNN.

Udhëheqësit mbajtën fjalimet hyrëse para bisedimeve, duke thënë se do të diskutonin çarmatimin bërthamor dhe luftën Rusi-Ukrainë, mes temave të tjera.

Të gjithë theksuan nevojën për angazhim në dialog mes tri vendeve me arsenalet më të mëdha bërthamore.