Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dita e dytë në Kosovë, Jakup Krasniqi përcillet sërish nga EULEX-i drejt familjes

Dita e dytë në Kosovë, Jakup Krasniqi përcillet sërish nga EULEX-i drejt familjes

Gjendja e rënduar shëndetësore e bashkëshortes ka bërë që Jakup Krasniqi të vijë në Kosovë për një vizitë humanitare, të autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Jakup Krasniqi është nisur edhe sot nga selia e EULEX-it në Fushë Kosovë drejt shtëpisë së tij në Prishtinë, ku do të qëndrojë pranë familjes.

Sipas pamjeve të publikuara, Krasniqi është përcjellë sërish nën masa të shtuara sigurie drejt shtëpisë së tij.

Krasniqi sipas raportimeve të mediave, do të qëndrojë katër ditë në Kosovë, ku do të ketë mundësi të kalojë kohë pranë familjes së tij.