Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çitaku: Baca Jakup na emocionove, mbahuni të fortë se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm

Çitaku: Baca Jakup na emocionove, mbahuni të fortë se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përcjellë një mesazh emocionues pas takimit me Jakup Krasniqin në Prishtinë, ku ai u bashkua për disa orë me familjen e tij.

Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se takimi ishte tejet emocionues, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin që të angazhohen për kthimin e të gjithëve në Kosovë.

“Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë.

Mbahuni të fortë, se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë, të lirë e krenarë, larg prangave e padrejtësisë.

Në atdheun tuaj, pranë familjeve tuaja e në mesin e popullit tuaj. Këtu e keni vendin dhe dashurinë e secilit prej nesh! Na mungoni shumë, çlirimtarë!”, tha ajo.