Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim

Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të ”Mashtrimit”.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë euro”, thuhet në komunikatë.

/TV Arbëria