Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Skenderaji të jetë një nga komunat më të dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dje vlerësoi se dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.
Ai sot ka publikuar të dhënat e fondit emergjent, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë për të grumbulluar të holla që do të vihen në dispozicion të komunës, për kompensim të dëmeve materiale.
Postimi i plotë i tij:
“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,
Të dashur përfaqësues të biznesve,
Të dashur bamirës,
Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale” ka njoftuar Nura.
Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm:
/TV Arbëria