Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Sulmet e Izraelit në Liban, Ministri i Shëndetësisë tregon bilancin e viktimave

Të tjera detaje kanë dalë mbi numrin e personave...

Kurti: Rritja ekonomike po vazhdon përtej projeksioneve fillestare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PDK përkrah protestën e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së, kërkojnë nga Kurti të kërkojë falje

Extra AL PVC

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë përkrahur protestën e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, të cilat i bëri në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ata kanë kërkuar ndaj kryeministrit që t’u kërkojë falje familjeve të dëshmorëve, ndërsa të ndjerin e quajnë “kriminel lufte e paslufte”.

Deputetja Ganimete Musliu, tha se me deklaratën e Kurtit, fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë ndier dhimbje.

“Kërkesat e protestuesve ishin të qarta. Ata ishin fëmijët e dëshmorëve që mbajtën fjalim. Ata e kanë ndje dhimbjen e humbjes së tyre të madhe sepse ju e dini dhimbjet e luftës kanë qenë në dimezione të ndryshme. Humbjet materiale kompensohen por humbjet shpirtërore siç ka ndodhur e luftën e fundit janë të parikuperueshme”, tha ajo.

E deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur deklaratë skandaloze, ndërsa ka kërkuar nga Kurti që të kërkojë falje.

“Natyrisht sot janë familjes kryesisht fëmijët e dëshmorëve që kanë dal për të dënuar deklaratën në qëndrimin publik të Kryeministrit në raport me Oiver Ivanoviqin. Ai duhet të qartësoj, të dalë të kërkoj falje ashtu siç e kemi kërkuat edhe në Kuvend të Kosovës për një deklaratë skandaloze që këta fëmijë kanë humb familjarët e tyre të cilët janë rritur me ëndrrën të rriten me prindërit e tyre  dhe natyrisht është deklaratë shumë e rëndë dhe Kryeministri duhet ta qartësoj se çka përfaqëson Oliver Ivanoviqi për të, nuk mjafton vetëm kërkim falje”, tha ajo.

Ndërsa deputeti Bekim Haxhiu, tha se shefi i ekzekutivit ka dashur ta rehabilitojë figurën e Ivanoviqit. Këtë të fundit, e quan “kriminel lufte e paslufte”.

“Sot jam në këtë protestë duke iu përgjigjur thirrjes së fëmijëve të dëshmorëve për të reaguar dhe kundërshtuar një deklaratë skandaloze të bërë nga Kryeministri i Kosovës bëri përpjekje që ta rehabilitoj figurën e Oliver Ivanoviqit, një kriminel lufte dhe kriminel paslufte. Deklarata të tilla janë të dëmshme jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen e Kosovës sepse asnjëherë nuk duhet që të shkelet mbi gjakun e dëshmorëve dhe asnjë kriminel të cilët kryen krime të tmerrshme gjatë luftës dhe pasluftës nuk duhet të rehabilitohen, kjo duhet të jetë e qartë”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Sulmet e Izraelit në Liban, Ministri i Shëndetësisë tregon bilancin e viktimave

Të tjera detaje kanë dalë mbi numrin e personave...

Kurti: Rritja ekonomike po vazhdon përtej projeksioneve fillestare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase. Sulmi la të vrarë një 12 vjeçar dhe dy...

Sulmet e Izraelit në Liban, Ministri i Shëndetësisë tregon bilancin e viktimave

Të tjera detaje kanë dalë mbi numrin e personave të vrarë e të plagosur pas sulmeve të Izraelit në Liban. Sipas mediave të huaja, Ministri...

Kurti: Rritja ekonomike po vazhdon përtej projeksioneve fillestare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar...