Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > QËNDRIM KRYEZIU BËN THIRRJE PËR PROTESTA MASIVE: KOSOVA NUK MBROHET ME HESHTJE

QËNDRIM KRYEZIU BËN THIRRJE PËR PROTESTA MASIVE: KOSOVA NUK MBROHET ME HESHTJE

 

Qëndrim Kryeziu ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje masive në protesta paqësore, pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në një reagim publik, Kryeziu ka kritikuar Shoqatat e dala nga lufta, platformën „Liria ka Emër“ dhe PDK-në, duke i akuzuar për mungesë mobilizimi dhe përgjegjësie në organizimin e marshit.

Ai ka kritikuar edhe një pjesë të drejtuesve të PDK-së, duke kërkuar llogaridhënie dhe largimin nga pozitat të atyre që, sipas tij, nuk po e kryejnë misionin e tyre.

Kryeziu ka theksuar se deklaratat në rrjetet sociale nuk mjaftojnë dhe se kërkohet veprim konkret qytetar.

„Kosova nuk mbrohet me heshtje. Liria nuk negociohet. Dinjiteti nuk dorëzohet!“, ka përfunduar ai.