Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ali Ahmeti: 17 nëntori 1994, data kur u vendos emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ali Ahmeti: 17 nëntori 1994, data kur u vendos emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 

Ali Ahmeti ka kujtuar 17 nëntorin e vitit 1994, kur në qytetin Aarau të Zvicrës, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës mori vendimin për emërtimin e njësive të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi, Ahmeti ka thënë se ky vendim historik shënoi një kthesë të rëndësishme në organizimin e luftës së armatosur çlirimtare dhe hapi një kapitull të ri në përpjekjet e popullit shqiptar për liri.

Ai ka theksuar se 17 nëntori i vitit 1994 mbetet një datë e veçantë për brezin e atdhetarëve që kontribuuan në rrugëtimin drejt çlirimit të Kosovës.

Në fund të mesazhit, Ahmeti ka përkujtuar dëshmorët e kombit dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe luftën e UÇK-së.