Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së protestojnë kundër Kurtit

Extra AL PVC

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur protestën ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Me pankarta në duar e me thirrje UÇK, protestuesit janë ofruar përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit po mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrimet “Historia nuk ndryshohet”, “Kryeministër mos na provoko” etj.

Berat Beqiri, djali i një dëshmori dhe organizatori i kësaj proteste tha se e kanë thirr këtë protestë për të shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politik për të shtrembëruar historinë tonë.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë që 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive”, tha Beqiri.

Ai shtoi se fjalët që Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. “Ishte tronditje e radhës dhe fyrje e rëndë publike për të gjithë ne”, tha Beqiri.

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

“Albin dorëhiqu ose kërko falje”, tha Beqiri.

E ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha se si OVL e UÇK-së janë ndier të fyer ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.

“Ne ishim pjesëmarrës në këtë protestë sepse jemi përkrahës të veteranëve të dala nga lufta në protestën e thirrur nga fëmijët e dëshmorëve që janë të ndier të fyer me deklaratat e Kryeministrit për Oliver Ivanoviqin kur dihet se s’ka rëndësi shkalla e parë apo e dytë por dihet që EULEX-i e na dënua për krime të luftës por pavarësisht për krime të luftës janë dëshmitarët që kanë dëshmu në gjykatë që ky ka bë krime të luftës qoftë gjatë luftës qoftë kur ka ndodhur spastrimi etnik nga Mitrovica e që e dini edhe ju se janë dëbuar mbi 12 mijë shqiptarë e janë vrarë 12 të tjerë dhe është bërë shpërngulja apo spastrimi etnik i popullatës”, tha ai.

Në protestë janë parë edhe disa deputetë të PDK-së.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase. Sulmi la të vraë një 12 vjeçar dhe dy...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu u tha në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka përfunduar hetimet paraprake dhe dërgoi për proces gjyqësor dosjen ndaj 5 të...