Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Blerim Latifi: Izraeli në mesin e 25 ekonomive më të mëdha të botës, ndërsa Kosova përballet me ngecje zhvillimore

Blerim Latifi: Izraeli në mesin e 25 ekonomive më të mëdha të botës, ndërsa Kosova përballet me ngecje zhvillimore

Sipas të dhënave të reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Izraeli është renditur në mesin e 25 ekonomive më të mëdha të botës, duke lënë pas Suedinë, pavarësisht viteve të luftës dhe paqëndrueshmërisë rajonale.

Ekonomia izraelite pritet të arrijë vlerën prej 747 miliardë dollarësh deri në fund të vitit 2026, duke u pozicionuar në vendin e 25-të në rang global, nga vendi i 27-të që mbante vitin e kaluar.

Duke e komentuar këtë zhvillim, Blerim Latifi ka bërë një krahasim me gjendjen ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës, duke kritikuar qeverisjen dhe gjendjen në vend.

Ai ka vënë në pah se, përderisa Izraeli arrin të forcojë ekonominë e tij edhe në kushte lufte, Kosova vazhdon të përballet me probleme të shumta, përfshirë buxhetin e kufizuar, mungesën e sigurisë energjetike dhe ngecjen në treguesit zhvillimorë.

Latifi ka përmendur edhe një situatë në Bruksel, ku, sipas tij, Kosova është vënë në një pozitë të papërshtatshme lidhur me reagimin gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Në fund të reagimit të tij, Latifi ka përdorur një gjuhë të ashpër kritike ndaj gjendjes në Kosovë, duke e përmbyllur me shprehjen: “Qyrrana”.