Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për Kryetarin e Obiliqit, Halil Thaçi, pasi që VOX Kosova publikoi audio-incimzin, ku tregon se si, bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, kanë kurdisur një konkurs pune në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kohë zgjedhjesh.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale ka inciuar hetimet, sipas detyrës zyrtare nga informacionet e publikuara në media dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjilsacionin në fuqi, me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe fakteve që ndërlidhen me rastin”, kanë thënë nga Prokuroria për VOX Kosova.