Edhe liqeni më i ngrohtë në veri të Kirgizistanit, Isyk-Kul, ka ngrirë për shkak të të ftohtit ekstrem dhe temperaturave disa gradë nën zero.
Liqeni njihet gjerësisht nga vendasit, por edhe të huajt që e vizitojnë, si “Liqeni i ngrohtë”, emër që i është vendosur pikërisht sepse ujërat e tij, edhe në dimrin më të egër, nuk ngrijnë, falë thellësisë dhe ngrohtësisë natyrale të ujit.
Banorët thanë se kjo ishte hera e parë që e panë liqenin të ngrijë. Isyk-Kul është liqeni i 7 më i thellë në botë, i 10 për nga volumi dhe i dyti liqen i kripur në Detin Kaspik.
/TV Arbëria