Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Seanca e Kuvendit do të mund të mbahej këtë të enjte edhe pse mungojnë kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Saranda Bogujevci.
Në deklarimin e tij para gazetarëve, Tahiri tha se mazhoranca nuk dëshiroi që të mbahej kjo seancë.
“I kemi 10 seanca të pa mbyllura, ato përmbajnë dhjetëra pika që kanë mbetur pa shqyrtuar. Se sa është e rëndësishme agjenda për këtë qeveri, shihet se shumë projektligje mbetën të pa votuara. Ju e kemi parë edhe vërejte që kanë marrë nga Konjufca. Ne si parti jemi treguar konstruktivë dhe kemi votuar shumicën e këtyre projektligjeve” tha ai.
“Sa i përket se a mundet mu mbajt një seance pa prezent të kryetarit, mundet, por nuk mundet që të mbahet pa vullnetin e VV-së sepse ata kanë 61 deputet. Seanca mund të drejtohet nga ndonjë nënkryetarë” tha ai.
Tahiri ka folur edhe për vlerën e koeficientit të Ligjit për Pagat, me ç’rast tha se ka mostransparencë nga ana e Qeverisë. Vlera sipas Tahirit duhet të jetë 130 euro.
/TV Arbëria