Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pak para ndeshjes, “blindohet” Prishtina, Njësitë Speciale zbarkojnë te stadiumi “Fadil Vokrri”

Pak para ndeshjes, “blindohet” Prishtina, Njësitë Speciale zbarkojnë te stadiumi “Fadil Vokrri”

Vetëm një orë para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, në Prishtinë janë shtuar masat e sigurisë.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, ku pritet të zhvillohet përballja mes dy përfaqësueseve.

Prania e shtuar e forcave të sigurisë vërehet në zonën përreth stadiumit, ndërsa policia është në gatishmëri për mbarëvajtjen e ndeshjes.