Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit në Prizren.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM/ Prizren 10.11.2026 – NN. Më 13.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lart cekur. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. thuhet në raportin 24-orësh të policisë.