Një audioincizim i publikuar së fundmi, në të cilin dëgjohet Halil Thaçi duke folur për një konkurs në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka nxitur reagime.
Në këtë incizim, Thaçi dëgjohet duke thënë: “Albini ma çeli konkursin në balotazh edhe tha që t’pengon dikush, thirrëm”.
Sipas pretendimit që shoqëron publikimin, audioincizimi dëshmon se kryeministri Albin Kurti kishte ndikuar në konkursin e KEK-ut gjatë periudhës zgjedhore.