Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policor deri sa ata ishin në kryerje të detyrës.
Sipas Policisë, gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari ka rezistuar, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor dhe i dyshuari.
Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
/TV Arbëria