Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-shefin e Operacionales në Shqipëri, Oltion Bistri.

Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë.

Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.

Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.