Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Azem Shala-Bali, ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Mëngjesi i sotëm zbardhi me lajmin pikëllues për vdekjen e një njeriu të devotshëm, të një luftëtari sypatrembur të lirisë së Kosovës, të dashur për të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëpunuam, për të na mbetur të pavdekshme kujtimet nga jeta e tij! Lamtumirë, Bal!”, ka shkruar Nura.

/TV Arbëria