Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Profesor i njohur grek: “Kemi shumë gjëra të përbashkëta me shqiptarët, mund të jem edhe unë shqiptar”

Profesor i njohur grek: “Kemi shumë gjëra të përbashkëta me shqiptarët, mund të jem edhe unë shqiptar”

Një deklaratë e pazakontë nga profesori i njohur grek Thanasis Veremis ka tërhequr vëmendjen, duke rikthyer diskutimet për rrënjët historike dhe lidhjet mes shqiptarëve dhe grekëve.

“Ne kemi shumë gjëra nga shqiptarët. Nuk e dimë ADN-në tonë, ndoshta edhe unë mund të jem shqiptar!”, është shprehur profesori grek.

Por ai nuk është ndalur me kaq!

Veremis ka kujtuar edhe rolin e jashtëzakonshëm të Arvanitëve dhe Suljotëve në Revolucionin Grek të vitit 1821, duke theksuar kontributin e tyre në luftën për pavarësinë e Greqisë.

Sipas tij, historia e dy popujve është shumë më e ndërthurur sesa mendohet dhe ndikimi shqiptar ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë greke.

“Ne duhet të shkojmë mirë me komshinjtë tanë, sidomos me shqiptarët”, ka deklaruar ai.

Fjalët e profesorit grek sjellin sërish në vëmendje një histori të përbashkët që shpesh është shoqëruar me debate dhe kundërshti.

Një grek që pranon publikisht ndikimin e shqiptarëve dhe nuk përjashton mundësinë që edhe vetë të ketë rrënjë shqiptare! 🇦🇱❤️