Ekspertja e sigurisë kibernetike, Gonxhe Sylaj, ka deklaruar se Kosova mund t’i ndajë me Bashkimin Evropian kërcënimet për sulmet kibernetike që mund t’i bëhen shtetit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ndarja e këtyre kërcënimeve me BE-në mund të jenë të nevojshme edhe për shtetet evropiane, që gjithashtu mund të përballen me probleme të njëjta.

“Nëse BE, së bashku me Amerikën e me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor arrijnë me u ulë bashkë, të paktën një pjesë me e kontrollu edhe me shtetet aleate që janë, ndoshta me shtetet anëtare të NATO-s, me Kanadanë, me Australinë, arrijmë ta kontrollojmë deri në një masë, ose të paktën që këto shtete të jenë të sigurta, sepse I ndajmë të gjithë kërcënimet e njëjta.”, ka thënë ajo.