Basri Beka ka reaguar pas raportimeve për përfshirjen e një organizate me bazë në Kosovë në listën e organizatave terroriste nga Gjykata e Kajros.
Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të hetojnë urgjentisht veprimtarinë, financimin dhe lidhjet ndërkombëtare të kësaj organizate.
Duke iu referuar qëllimeve për të cilat luftoi UÇK-ja, Beka ka thënë se idealet e çlirimit dhe bashkimit kombëtar po sfidohen nga ideologjitë e huaja.
“UÇK-ja e derdhi gjakun që ky shekull të jetë shekulli i shqiptarëve dhe i bashkimit të tyre pa dallim. Islamikët po e sabotojnë këtë ideal, duke synuar triumfin e ideologjisë mbi kombin”, ka cituar Beka qëndrimin e Lëvizjes për Rikthim.
Ai ka theksuar se besimi është e drejtë personale, ndërsa kombi dhe liria janë trashëgimi e përbashkët.