Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Latifi ngre alarmin për ndikimin e islamizmit politik te të rinjtë në Kosovë

Latifi ngre alarmin për ndikimin e islamizmit politik te të rinjtë në Kosovë

Blerim Latifi ka reaguar pas raportimeve se Egjipti ka shpallur 35 organizata të huaja si organizata terroriste, për shkak të lidhjeve të dyshuara me Vëllazërinë Myslimane (Muslim Brotherhood).

Sipas Latifit, në mesin e organizatave të përfshira në këtë listë janë edhe një nga Kosova, një nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Shqipëria.

Ai ka ngritur shqetësime për veprimtarinë e organizatës nga Kosova, e njohur me emrin “Fondacioni për Shkencë dhe Edukim”, duke pretenduar se përmes saj mund të jetë synuar indoktrinimi i të rinjve dhe fëmijëve me ideologji ekstremiste.

Latifi ka kritikuar institucionet e Kosovës për, siç thotë ai, mosveprim dhe mbyllje të syve ndaj këtyre rreziqeve, duke paralajmëruar për ndikimin e mundshëm të organizatave të tilla te fëmijët dhe të rinjtë.