Mauricio Pochettino është shumë pranë emërimit si trajner i ri i Manchester Unitedit, pasi të gjitha palët e përfshira kanë arritur marrëveshje të plotë.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, marrëveshja është arritur dhe pritet të finalizohet pas largimit të Michael Carrick nga posti i trajnerit.
Sipas raportimit të The Telegraph, Carrick do të njoftohet të enjten për shkarkimin e tij, ndërsa Manchester United më pas do të aktivizojë klauzolën e lirimit të Pochettinos.
Megjithatë, trajneri argjentinas pritet t’i drejtojë edhe dy ndeshjet e Përfaqësueses së SHBA-së kundër Haitit gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, përpara se të marrë drejtimin e skuadrës angleze.
Kështu, Pochettino pritet të rikthehet në Premierligë, këtë herë në stolin e një prej klubeve më të mëdha të Anglisë.