Organizata Shqiptaria ka shprehur dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të Hanëmshahe Ilazit, veprimtares, intelektuales, patriotes dhe profesoreshës së nderuar.
Në telegramin e ngushëllimit, organizata ka vlerësuar kontributin e saj në çështjen kombëtare, lirinë dhe arsimin, duke theksuar se vepra dhe përkushtimi i saj do të mbeten në kujtesën kombëtare.
Organizata u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëveprimtarëve të saj.