Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Sveçla pas arrestimit të gjermanit me 43 armë: Lufta kundër trafikimit të armëve vazhdon

Sveçla pas arrestimit të gjermanit me 43 armë: Lufta kundër trafikimit të armëve vazhdon

Një shtetas gjerman është arrestuar në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës ka sekuestruar 43 armë të gjata automatike, në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve.

Për operacionin ka dhënë detaje edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka njoftuar se operacioni është realizuar nga Departamenti i Hetimeve i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Sveçla ka vlerësuar se ky aksion dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e institucioneve në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar të armëve.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur”, ka shkruar Sveçla, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe angazhimin për garantimin e sigurisë së qytetarëve.