Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një mjek e largojnë nga puna në Kirurgji Maksilofaciale, edhe 59 specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë në QKUK

Një mjek e largojnë nga puna në Kirurgji Maksilofaciale, edhe 59 specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë në QKUK

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar pushtetin e Albin Kurtit për largimin e mjekëve specialistë nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Më 2 nëntor 2026, një mjek specialist në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të QKUK-së është larguar nga puna me arsyetimin se i ka skaduar kontrata e punës.

Largimi i tij tashmë është formalizuar edhe me vendim zyrtar të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të nënshkruar nga drejtori Mentor Zejnullahu.

Në vendimin e datës 2 nëntor 2026 thuhet se marrëdhënia e punës ndërpritet për shkak të përfundimit të kontratës me afat të caktuar, e cila kishte qenë e lidhur deri më 1 nëntor 2026. Si bazë ligjore për këtë vendim është përdorur Ligji i Punës, përkatësisht neni 67, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3.