Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ganimete Musliu reagon për dështimin e konkursit për Bordin e RTK-së: Asnjë kandidat shqiptar nuk u paraqit në intervistë

Ganimete Musliu reagon për dështimin e konkursit për Bordin e RTK-së: Asnjë kandidat shqiptar nuk u paraqit në intervistë

Deputetja, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës duke e cilësuar të dështuar konkursin për këtë pozitë.

NJOFTIMI:

SOT DËSHTOI KONKURSI PËR BORDIN E RTK-së!

Nga 13 kandidatë, në intervistë u paraqitën vetëm 4: dy serbë, një boshnjak dhe një turk.

Asnjëri nga 6 kandidatët shqiptarë nuk u paraqit!

Kur të gjithë kandidatët shqiptarë bojkotojnë intervistimin, kjo nuk është më çështje konkursi. Është një sinjal serioz që kërkon përgjigje dhe përgjegjësi.

RTK-ja nuk meriton të jetë peng i politikes dhe papërgjegjësisë institucionale!