Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kompanitë publike të mbeturinave bëhen bashkë për të ndihmuar Skenderajn

Extra AL PVC

Kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi në bashkëpunim me Asociacionin PAMKOS, po i dalin në ndihmë komunës së Skenderaj, referuar situatës emergjente të krijuar dhe nevojave të shumta për sanimin dhe intervenim në hapësirat e dëmtuara në qytet.

Sipas një komunikate, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve në komunën e Skenderaj, kompanitë publike regjionale dhe lokale të menaxhimit të mbeturinave anëtare në PAMKOS, duke u bashkërenduar me shtabin emergjent të Komunës së Skenderaj, kanë vijuar aktivitetet për pastrim të rrugëve dhe hapësirave, debllokim të kanalizimeve të ujrave të zeza, hapjen e pusetave, largim të mbeturinave prej prurjeve nga vërshimet dhe hapjen e rrugëve të bllokuara në nevojë.

“Mbështetjes për Skenderajn iu bashkëngjiten me asete operative përfshirë kamionë, çisterna uji, kamioneta, debllokues të kanalizimeve, mjete pune dhe me mbi 100 punëtorë nga kompanitë publike të nivelit regjional dhe lokal përfshirë KRM “EkoRegjioni” Prizren, KRM “Pastërtia” Ferizaj, NPL “Higjiena” Deçan, NPL “Perparimi” Vushtrri, NPL “Kastrioti” Obiliq dhe KRM “Ambienti” Pejë me njësitë e saj Istog dhe Klinë. Njëherësh edhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë “KMDK” po ofron ndihmën e tyre duke hapur dyert për kompanitë të cilat do i dërgojnë mbetjet prej vërshimeve në komunën Skenderaj të mbledhura sot gjatë aksionit të pastrimit, në deponitë sanitare të KMDK-së. Asociacioni PAMKOS falënderon punëtorët operativë për ndihmën e dhënë sot dhe në vijim në tejkalim të situatës emergjente në komunat e prekura prej vërshimeve, si dhe të gjithë kryeshefët e kompanive publike për gadishmërinë dhe përkrahjen e ofruar duke ju përgjigjur pa hezitim kërkesës për ndihmë dhe duke qëndruar pranë qytetarëve të komunës së Skenderaj dhe në komunat tjera të prekura prej vërshimeve me të gjitha kapacitetet e tyre operative”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në...

Kadrijaj: Riintegrimi i serbëve në institucionet në veri të jetë vetëm në përputhje me ligjet

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj,...

Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral- Rrezikoi edhe qarkullimin e lirë të njerëzve...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.Haziri në një intervistë për...

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur me kostumin e tij tipik të bardhë, lideri ikonik i Luftës së Dytë Botërore të...

Sulmohen fizikisht tre policë në Suharekë

Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë.Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona. “Suharekë 20.09.2024 –...