Policia e Kosovës në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash, të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë dhe më pas e kishte dorëzuar në Polici.
“Policia në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë në Vushtrri.
Portofoli i dorëzuar në Polici nuk përmban dokumente identifikuese, andaj, me qëllim të identifikimit të pronarit legjitim dhe kthimit të portofolit së bashku me paratë, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
Ftohet personi që e ka humbur portofolin apo kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e pronarit, të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri, ku pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse do t’i dorëzohet pronarit legjitim.
Policia falënderon qytetarin për veprimin e përgjegjshëm!”, thuhet në njoftimin e policisë.