Katër shtetas turq janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për sulm fizik, privim të kundërligjshëm nga liria dhe lëndim të lehtë trupor.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 01.11.2026 – 07:25. Më 09.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë për shkak se të njëjtit fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Turqisë dhe pastaj e kishin futur në një veturë dhe e kishin mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private. Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.