Dardan Krasniqi ka reaguar lidhur me atë që e quan vendosjen e Filigranit Familjar mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se Filigrani dhe familja kanë vlerën e tyre, por sipas tij, duhet ta kenë vendin e merituar dhe nuk duhet të vendosen mbi aktet më të rëndësishme shtetërore.
Krasniqi ka kritikuar gjithashtu atë që e konsideron si privilegje dhe përfitime për familjarë të pushtetit, duke përmendur tezet dhe dajët.
Në fund, ai ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë, duke e cilësuar krijimin e një institucioni të tillë si vazhdimësi të asaj që e quan mendësi të robit.