Florentino Perez ka dhuruar një moment gazmor në stadiumin “Santiago Bernabeu”, pasi u përball me një tifoze të Barcelonës gjatë ndeshjes së NFL-së mes Cincinnati Bengals dhe Atlanta Falcons.
Presidenti i Real Madridit iu afrua një tifozeje amerikane dhe e pyeti nëse ishte mbështetëse e klubit madrilen.
Përgjigjja e saj ishte e papritur, pasi ajo zbuloi se ishte tifoze e Barcelonës, përcjell “Gazeta Express”.
Perez shpërtheu në të qeshura dhe reagoi me shaka: “Je tifoze e Barcelonës? Policia! Ejani këtu!”. Momenti u kap nga kamerat e televizionit “Marca” dhe shumë shpejt u bë viral në rrjetet sociale.