Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tragjedi në Senegal, mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 viktima, vetëm një i mbijetuar

Tragjedi në Senegal, mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 viktima, vetëm një i mbijetuar

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje me emigrantë në brigjet veriperëndimore të Senegalit. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në ujërat pranë zonës së Këbemerit.

Sipas bilancit paraprak të raportuar nga mediat shtetërore senegaleze dhe organizatat humanitare, një person ka arritur të mbijetojë, ndërsa një numër i paqartë personash rezultojnë ende të zhdukur.

Organizata joqeveritare “Action for Human Rights and Friendship” (ADHA) konfirmoi se tragjedia u mori jetën 34 personave, ndërsa vetëm një person shpëtoi.

Ministria e Brendshme e Senegalit bëri të ditur se autoritetet janë vënë në lëvizje për vijimin e kërkimeve, shpëtimin e të mbijetuarve të mundshëm dhe ofrimin e ndihmës për familjarët e viktimave.

Sipas gazetës “Le Soleil”, mbytja ndodhi pranë brigjeve të Lompoulit, në rajonin e Lugës, mes Dakarit dhe Saint-Louis. Dyshohet se shumica e viktimave vinin nga zonat Leona dhe Thiep.

Mijëra emigrantë kanë humbur jetën në rrugën drejt Evropës

Tragjedia rikthen në vëmendje rrezikun e madh me të cilin përballen emigrantët që nisen nga Afrika Perëndimore drejt Ishujve Kanarie të Spanjës, përmes rrugëve detare.

Sipas organizatës për të drejtat e emigrantëve “Walking Borders”, 635 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie. /Panorama