Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kapet 23-vjeçari që dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve në Prishtinë

Kapet 23-vjeçari që dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për vepra penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur ta kapë të riun 23-vjeçar që dyshohet për shtatë raste te vjedhjeve në Prishtinë.

“Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: • V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.