Arjanit Kabashi ka reaguar me ironi ndaj premtimeve të Qeverisë për aeroportin e Gjakovës dhe ndërtimin e fabrikës së municionit, duke ironizuar me fotografitë dhe montazhet që, sipas tij, po paraqiten si projekte të realizuara.
Në reagimin e tij, Kabashi përmend edhe premtimet për 20 mijë punëtorë, paga minimale prej 3.300 eurosh, transport falas dhe produkte falas, duke i cilësuar ato si pjesë të një ironie për premtimet e pambajtura.
Ai thekson se qytetarët kanë nevojë për rezultate konkrete dhe jo për fotografi, montazhe e premtime, ndërsa kërkon llogaridhënie nga kryeministri Albin Kurti.
“Premtimet nuk janë realizime. Populli meriton llogari, jo mashtrime!”, ka shkruar Kabashi, duke e përfunduar reagimin me kritika ndaj qeverisë për premtimet e dhëna.