Nëntë persona janë vrarë në të shtënat masive në një qytet në Los Anxhelos, pas festimeve të Vitit të Ri Hënor. Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë informacione, teksa policia i është përgjigjur raportimeve për të shtënat.
Të shtënat janë raportuar në orën 22:22 sipas kohës lokale, në Monteri Park, që gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos. Monteri Park ka afër 60.000 banorë dhe në këtë zonë janë të përqendruar një komunitet i madh aziatik.
Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, në zonën ku ka ndodhur incidenti është parë prani e shtuar e policisë.
Sipas policisë, sulmuesi është mashkull.
Një dëshmitar i ka thënë “Los Angeles Times” se tre persona hyn në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte dyert pasi në atë zonë ishte një person me armë automatike.
Mijëra persona ishin mbledhur në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monteri Park. Ky festival zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.
/TV Arbëria