Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet R.I., i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë

Arrestohet R.I., i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e rreth 14 rasteve të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve policore, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

“R.I., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.