Organizata Shqiptaria ka konstituuar degën e saj në Ferizaj, më 7 nëntor 2026, duke zgjeruar strukturën organizative dhe veprimtarinë e saj në këtë komunë.
Mbledhjen e drejtoi Ferdinaze Isufi, e cila i njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe rëndësinë e këtij takimi.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Shqiptaria, Basri Beka, i cili prezantoi misionin, vizionin dhe objektivat e organizatës, duke theksuar angazhimin për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar, lirinë e ndërgjegjes, barazinë qytetare, demokracinë dhe karakterin laik të shtetit.
Pas diskutimeve dhe propozimeve, me votim unanim, Ferdinaze Isufi u zgjodh kryetare e Degës së Organizatës Shqiptaria në Ferizaj.
Po ashtu, u miratua edhe përbërja e Kryesisë së re, në të cilën bëjnë pjesë: Prof. Muhamet Avdyli, Kemajl Zariqi, Hamit Lohaj, Isa Rysha, Isuf Qalaj, Paulina Lumezi, Fatmir Ilazi dhe Sylejmon Berisha.
Nga Kryesia Qendrore të pranishëm ishin edhe Zenel Kastrati dhe Bedri Dervishi.
Konstituimi i kësaj dege paraqet një hap të ri në zgjerimin dhe konsolidimin e Organizatës Shqiptaria, me synimin e orgOrganizata Shqiptaria konstituon degën në Ferizaj, Ferdinaze Isufi zgjidhet kryetare
anizimit të anëtarësisë dhe zhvillimit të aktiviteteve në Ferizaj.
Në fund, Organizata Shqiptaria uroi kryetaren dhe anëtarët e Kryesisë së re për përgjegjësitë e marra, duke u dëshiruar sukses në realizimin e objektivave të përbashkëta.