Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari, A.I ( 30 vjeç) gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ka përdorur atë duke shtënë disa herë në ajër.

Bëhet fjalë për një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide për mbajtje.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar arma e zjarrit me karikator dhe 30 fishekë, si dhe tri gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.