Një shtetas i Austrisë është gjetura pa shenja jete në një banesë në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.
Ngjarja ndodhi dje pasdite, ndërsa policia tha se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Policia e Kosovës tha se po e heton rastin.