Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës

Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij për 85 mijë vende të reja pune, duke vënë përballë këtij pretendimi shifrat për qytetarët e Kosovës që kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se gjatë periudhës 2020–2025, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së.

Ajo ka krahasuar këtë shifër me 85 mijë vendet e reja të punës për të cilat, sipas saj, mburret Kurti, duke theksuar se numri i qytetarëve që kanë marrë leje qëndrimi në BE është afër trefishi i kësaj shifre.

Realitetin që Qeveria po e mohon është se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”, ka shkruar Bajrami.