Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Topallov: Institucionet bullgare janë të unifikuar për çështjen maqedonase, Shkupi është i varur nga Beogradi

Institucionet bullgare tregojnë unanimitet vetëm për çështjen maqedonase, të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara u sekuestruan në shtëpinë e Bidenit

Extra AL PVC

Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware.

Sipas BBC, disa dokumente të sekuestruara në pronën e Wilmington të premten ishin nga koha e tij si senator dhe të tjera nga qëndrimi i tij si zëvendëspresident nën Barack Obama.

Avokati i Biden, Bob Bauer tha se “shënimet e shkruara personalisht me dorë” dhe “materialet përreth” u morën gjithashtu. Gjatë kontrollit presidenti Biden dhe gruaja e tij nuk ishin të pranishëm.

Presidenti ofroi qasje në shtëpinë e tij për të lejuar Departamentin e Drejtësisë të kryejë një kontroll në të gjithë ambientet për të dhënat e mundshme të zëvendëspresidentëve dhe materialet e mundshme të klasifikuara“, tha avokati Bauer.

Në fillim të këtij muaji, avokatët e presidentit Biden thanë se grupi i parë i dokumenteve të klasifikuara ishte gjetur më 2 nëntor në Qendrën “Penn Biden”, një institut kërkimor që presidenti themeloi në Uashington DC.

Një grup i dytë i dokumenteve u gjet më 20 dhjetor në garazhin në shtëpinë e tij në Wilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet po në shtëpinë e tij më 12 janar.

Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij ia dorëzoi menjëherë Arkivit Kombëtar dhe Departamentit të Drejtësisë. Nuk është e qartë pse Biden i kishte mbajtur ato.

Sipas Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivin Kombëtar sapo të përfundojë një administratë, ku ato mund të ruhen në mënyrë të sigurt.

Një këshilltar i posaçëm, Robert Hur, është caktuar për të udhëhequr hetimin se si janë trajtuar dokumentet e klasifikuara.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Tentim grabitje në Klinë, personi që ishte në vendin e punës lëndohet me thikë nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një...

Topallov: Institucionet bullgare janë të unifikuar për çështjen maqedonase, Shkupi është i varur nga Beogradi

Institucionet bullgare tregojnë unanimitet vetëm për çështjen maqedonase, të...

Ministri Çeku jep parashikimin e tij, thotë se VV-ja do t’i fitojë 65 deputetë: AAK-ja nuk e kalon pragun

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Tëvë1 mëson se intervistimi i saj ka nis nga ora...

Tentim grabitje në Klinë, personi që ishte në vendin e punës lëndohet me thikë nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës dy persona të...

Topallov: Institucionet bullgare janë të unifikuar për çështjen maqedonase, Shkupi është i varur nga Beogradi

Institucionet bullgare tregojnë unanimitet vetëm për çështjen maqedonase, të gjithë jemi unikë. Për herë të parë shoh unanimitetin e të gjitha forcave politike, është...