Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > QASJE TË PALIGJSHMIT Deputetët e Kosovës zgjedhin anëtarin e strukturave paralele serbe në Komisionin për Çështje të Sigurisë

QASJE TË PALIGJSHMIT Deputetët e Kosovës zgjedhin anëtarin e strukturave paralele serbe në Komisionin për Çështje të Sigurisë

Një ish anëtar i strukturave paralele serbe në Kosovë, me votën e deputetëve të Parlamentit, është zgjedhur anëtar i Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Madje, është u emërua edhe si zëvendëskryesues i dytë i tij.

Bëhet fjalë për Milan Joksimoviçin, që të paktën deri më 2025 mbante pozitën e kryetarit të Komunës Paralele serbe të Lipjanit.

Imagjinojeni, komisioni më i rëndësishëm i Kuvendit, që mbikëqyr dhe shqyrton buxhetin vjetor dhe planin afatgjatë 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kërkon raporte nga komandanti i FSK-së e drejtori i Policisë, mbi të gjitha mbikëqyr sigurinë e Republikës së Kosovës, e ka brenda dikë që veç para pak kohësh sfidonte rendin kushtetues të Kosovës dhe dirigjohej nga Vuçiçi e krejt Beogradi.

Por, nëse dikur beteja politike ishte se kush më shumë ishte pro e kush kundër Listës Serbe dhe strukturave paralele serbe, tash nuk ka më asnjë kriter moral e as marre. Sidomos nga Vetëvendosje, që ishte më e zëshmja në këtë lojë.