Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Festivali “Hyjnesha në Fron” rikthehet me edicionin e 19-të – nga 27 deri më 29 nëntor në Kino ABC

Festivali “Hyjnesha në Fron” rikthehet me edicionin e 19-të – nga 27 deri më 29 nëntor në Kino ABC

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Hyjnesha në Fron” rikthehet këtë vit me edicionin e tij të 19-të, duke sjellë edhe një herë në Prishtinë dashamirësit e kinemasë, artistët dhe krijuesit e filmit.

Edicioni i 19-të i festivalit do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor 2026, në Kino ABC në Prishtinë.

Për tri ditë me radhë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë filma dhe histori të ndryshme nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke e kthyer kinemanë në një hapësirë takimi për artin, kulturën dhe krijimtarinë.

Festivali “Hyjnesha në Fron”, i cili tashmë është një nga ngjarjet e njohura filmike në vend, synon të vazhdojë traditën e promovimit të kinemasë dhe të krijojë hapësirë për filmbërës të rinj dhe profesionistë nga Kosova dhe jashtë saj.

“19 edicione. Qindra histori. Një dashuri për kinemanë!” është motoja që shoqëron këtë edicion, i cili premton tri ditë të mbushura me filma, emocione dhe takime me botën e shtatë.